Përmbytjet masive që kanë goditur Tajlandën ditët e fundit kanë sjellë jo vetëm dëme të shumta materiale, por edhe skena të pazakonta. Në pamjet e filmuara në qytetin Hat Yai, provinca Songkhla, shihet një gjarpër gjigand, me shumë mundësi një piton, teksa lëviz mes rrugëve të përmbytura.
Ujërat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë disa zona të provincës pas reshjeve ekstreme, ndërsa autoritetet ndodhen në gatishmëri dhe vijojnë operacionet e shpëtimit. Shfaqja e gjarprit ka alarmuar banorët, të cilët raportojnë se kafshë të egra po dalin në sipërfaqe për shkak të situatës së jashtëzakonshme.
Ndërkohë, organizatat e emergjencave paralajmërojnë se përmbytjet e shpeshta dhe ekstreme po lidhen gjithnjë e më shumë me ndryshimet klimatike, të cilat prekin drejtpërdrejt rajone të tëra në Azi.
Pamjet e gjarprit gjigand po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale./kb
