Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se e ndjen veten pjesë të “Shqipërisë së re” që kërkojnë protestuesit.
I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi lidhur me sloganin kryesor të protestës “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Gjoni deklaroi se sipas tij, ata që bërtasin për Berishën janë të paguar.
Gjatë bisedës në studio, Rakipi e pyeti Gjonin nëse e ndjen veten pjesë të ndryshimit që kërkojnë protestuesit.
“Pavarësisht se jam në moshë pothuajse me ata që janë në studio, në politikë kam hyrë rishtaz”, u shpreh Gjoni.
Rakipi e riktheu pyetjen duke e pyetur nëse ai personalisht e ndjen veten pjesë të “Shqipërisë së re”.
“Po sepse kam qenë pjesëmarrës në çdo kauzë që nga dita e parë”, tha Gjoni.
Më tej, Rakipi e pyeti nëse edhe ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë pjesë e kësaj “Shqipërie të re”.
“Padyshim, që nga dita e parë e ka mbështetur protestën”, u përgjigj Gjin Gjoni./a.d
