Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure një video nga sokakët karakteristikë të Gjirokastrës, duke përmendur nisjen e hershme të sezonit turistik dhe shtimin e vizitorëve nga e gjithë bota.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë shprehet se qyteti i gurtë është gjallëruar më herët se çdo vit tjetër, ndërsa rrezet e diellit ndriçojnë rrugicat me kalldrëm dhe turistët kanë nisur të mbushin qendrën historike. Sipas tij, kjo prurje e shtuar vizitorësh premton një tjetër rekord për turizmin.
