Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Zaganjori akuzohej për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Pas hetimeve SPAK ka dalë në konkluzionin se ndaj Xhezair Zaganjorit nuk ekzistojnë prova që provojnë akuzat dhe rrjedhimisht kërkoi pushimin e hetimeve./mxh
