Miliarderi Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj BE, pasi Komisioni Europian gjobiti platformën e mediave sociale “X” me 120 milionë euro për shkelje të rregullave të transparencës.
Komentet e Musk vijnë një ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se gjoba e Komisionit Europian ishte një sulm ndaj popullit amerikan. Miliarderi është shprehur në reagimin e tij se Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet.
“BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”, u shpreh Musk në reagimin e tij.
