Një studim i sapo publikuar nga Universiteti i Vienës ka sjellë prova të forta se një gjumë i shkurtër gjatë ditës – vetëm 20 minuta – ka ndikim të madh në funksionet njohëse të njeriut. Sipas ekspertëve, ky “power nap” i lejon trurit të rifreskohet dhe të përpunojë informacionin e akumuluar gjatë ditës, duke rritur ndjeshëm kujtesën afatshkurtër.
Pjesëmarrësit në studim raportuan se ndiheshin më të fokusuar, më të qetë emocionalisht dhe më të gatshëm për të përballuar detyra komplekse. Gjumi i shkurtër uli gjithashtu nivelin e kortizolit – hormonit të stresit – duke sjellë një përmirësim të menjëhershëm në humor dhe shëndet mendor.
Ekspertët rekomandojnë që pushimi të mos e kalojë gjysmën e orës, pasi gjumi i thellë mund të shkaktojë përgjumje. Megjithatë, 20 minutat e duhura mund të jenë “ilaçi natyral” që shumë njerëz kanë kërkuar për përqendrim dhe efikasitet më të lartë./KM
