Last Updated on 30/10/2026 by EL
Është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë shqiptari Fatjan Stafa, alias Fatjan Dushku, 40 vjeç, banues në Shijak p[asi rezulton të jetë i dënuar në shtetin fqinj me 7 muaj e 12 ditë burgim. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 40 vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërsa vendimi për dënimin e tij është marrë nga Gjykata e Apelit në Firenze.
Nga verifikimet e bëra konkludon se shtetasi në fjalë nga marsi i 2009 deri në korrikun e 2013, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Holanda në Itali. Konkretisht mësohet se roli i tij ka qenë ndërmjetës mes palëve deri në dërgimin e lëndës narkotike te shpërndarësit./et
