Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Redjan Rrajën.
Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe ndaj Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut
Rraja akuzohet gjithashtu dhe për vrasjen e Andi Malokut.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e 4 qershorit 2024 të Apelit të GJKKO./mxh
