Gjykata e Moskës zgjati paraburgimin e Maxim Kruglov, nënkryetarit të partisë liberale ruse Yabloko, tha avokatja e tij Natalya Tikhonova.
Kruglov është akuzuar në tetor 2025 për përhapje të qëllimshme të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u akuzua për përmbajtjen e dy postimeve që ai kishte bërë në rrjetin social Telegram në vitin 2022.
Maxim Kruglov thotë se nuk është fajtor për akuzën, për të cilën mund të dënohet me deri në 10 vjet burg.
Hetuesit shtetërorë thanë se postimet përfshinin informacione të rreme në lidhje me veprimet e supozuara të ushtrisë ruse kundër civilëve ukrainas.
Yabloko, e cila ka vetëm një grusht vendesh në parlamentet rajonale dhe asnjë vend në parlamentin kombëtar, dënoi vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt 2022 dhe i bëri thirrje atij që të ndryshojë kursin.
Rusia mban zgjedhjet për Dumën Shtetërore, dhomën e ulët të parlamentit, në vjeshtën e vitit 2026./Mxh
