Gazetarja ruse Daria Shipacheva u shpall fajtore për tradhti të lartë nga një gjykatë në Moskë dhe u dënua me 12 vite burgim.
Agjencia e lajmeve “Interfax” raportoi se gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk u bënë publike detaje zyrtare të çështjes.
Duke cituar media të tjera, Interfax tha se akuzat lidheshin me një transferim të dyshuar parash në Ukrainë.
Në një video të shkurtër nga brenda sallës së gjyqit, të publikuar nga një media e pavarur, Shipachevau shfaq e tronditur ndërsa u shpall vendimi./mxh
