Last Updated on 01/02/2025 by adminfjala
Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues R. B. Nga kontrolli, në automjet u gjetën mallra elektrike dhe ndërtimi, të cilat dyshohet se u futën në territorin shqiptar jashtë pikës doganore. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu janë prangosur edhe dy të rinj, pasi iu gjetën lëndë narkotike.