Kreu i SPAK Klodjan Braho ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me Antimafian e Barit.
“Ky operacion është rezultat i një hetimi të përbashkët të zhvilluar nga një skuadër e përbashkët hetimore. Në vijim të hetimeve janë caktuar 15 masa sigurie personale, 10 prej të cilave janë caktuar nga GJKKO.
Është një element shumë i rëndësishëm i këtij rasti jo vetëm goditja e krimit por dhe goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar 1 milion euro para në gjendje cash.
Pas kërkesës së SPAK janë sekuestruar automjete, llogari bankare, shoqëri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Ajo që dua të theksoj është që ky rezultat kjo skuadër nuk vjen si pasojë i një terreni bosh por vazhdimësi e skuadrave hetimore mes autoriteteve të Barit dhe SPAK”, tha Braho/kb
