Last Updated on 22/04/2026 by Monika
Gjermania dhe Bayern Munich kanë marrë një goditje të rëndë. Serge Gnabry do të humbasë zyrtarisht Botërorin e këtij verë.
Pas ditësh spekulimesh, sulmuesi 30-vjeçar ka konfirmuar lajmin e keq përmes një postimi emocional në Instagram, duke e cilësuar situatën si “të vështirë për t’u gëlltitur”.
Një dëmtim serioz në muskujt e kofshës së djathtë (adductor), i pësuar gjatë stërvitjes, i ka dhënë fund parakohe sezonit të tij dhe ëndrrës për të përfaqësuar kombëtaren në turneun madhor.
Gnabry ishte rikthyer në formën e tij më të mirë, duke qenë një pikë kyçe si për bavarezët ashtu edhe për gjermanët, por periudha e riaftësimit pritet të zgjasë disa muaj.
Për lojtarin, ky mund të ishte një nga shanset e fundit për të luajtur në një Botëror në kulmin e karrierës së tij.
Megjithatë, ai u shpreh se tashmë do të fokusohet te rikuperimi dhe do t’i mbështesë shokët e skuadrës nga shtëpia, si një tifoz./mxh
