Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa komente në rrjetet sociale të disa personave që përdorin llogari false, të cilët shajnë dhe ofendojnë njerëzit që mendojnë ndryshe nga propaganda.
Sipas Malltezit, pas këtyre komenteve fyese dhe injorante qëndrojnë mbështetësit e Arlind Qorrit, komunistët që paguhen nga Soros-i.
“Arlind Qorri të ftoj së pari t’i mbledhësh zagarët që të mos shajnë ata që nuk pajtohen me propagandën komuniste dhe, së dyti, hap ca kurse të luftës kundër analfabetizmit që të mos dalin kaq injorantë në argumente”, shkruan Malltezi.
Reagimi i Malltezit
Arlind Qorri dhe komunistët që paguhen nga Soros – në traditën më shembullore komuniste të pseudonimeve dhe anonimëve – kanë krijuar me dhjetëra-qindra profile fallso por me emra pompozë të stilit komunist “për të mirën e përbashkët” të tilla si “thirrja qytetare”, “për fëmijët tanë, “qytetarët për parkun” – ndonëse nuk kanë bërë asgjë për asnjë park.
Janë GOJËPISËT por edhe injorantë që shajnë njerëzit që mendojnë ndryshe duke shkruar edhe argumente të gënjeshtra por se për komunistët “qëllimi justifikon mjetin”.
Shihni një nga këto sharjet me fjalë të pista por edhe gënjeshtrën që e shkruajnë si të mirëqenë: paraqesin sikur Ajshtaini dhe Darwin ishin ateistë si Arlind Qorri.
Kaq gomerë i dini njerëzit apo thjesht jeni palaço që nuk jua ndjen? Ajshtain ka shprehjen e famshme “I do not think that God is playing dice ëith the Universe” ndërsa Darëin e ka mohuar vetë të ketë qenë ateist.
Arlind Qorri të ftoj së pari t’i mbledhësh zagarët që mos shajnë ata që nuk pajtohen me propagandën komuniste dhe së dyti hap ca kurse të luftës kundër analfabetizmit që mos dalin kaq injorantë në argumente./k.m
