Goli i shënuar nga Gabriel Martinelli në minutën e 96-të të sfidës Brazil-Japonisë ka vendosur një rekord të ri në historinë e Kupës së Botës.
Ky realizim, i cili i dha fitoren 2-1 skuadrës së Carlo Ancelottit në fazën e 1/16-ave, rezulton si goli më i vonshëm i shënuar brenda kohës rregullore në fazat me eliminim direkt të këtij turneu.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga italiani Francesco Totti, i cili në vitin 2006 kishte shënuar kundër Australisë në minutën e 95-të.
Po në të njëjtin raund të këtij Botërori, edhe Kanadaja arriti të kualifikohej ndaj Afrikës së Jugut falë një goli të Stephen Eustaquio-s në minutën e 92-të./mxh
