Last Updated on 27/10/2026 by EL
Mediat grekeraportojnë se një autostradë e re që do të përmirësojë transportin rrugor mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të jetë gati deri në fund të 2029. Sipas raportimeve mësohet se bëhet fjalë për aksin rrugor Janinë–Kakavijë, që synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave mes dy vendeve.
TaNea.gr shkruan se pas përfundimit të këtij projekti rruga nga Shqipëria në Greqi do të zgjasë rreth 35-45 minuta. Projekti në fjalë mësohet se përfshin një rrugë prej 70 kilometrash, për të cilin janë paguar 310 milionë eurosh dhe pritet që të të shkurtojë orarin e udhëtimit nga Shqipëria në Greqi.
Autostrada në fjalë mësohet se do të ndahet në dy pjesë kryesore, konkretisht segmenti Janinë–Kalpaki do të ketë një gjatësi prej 46.4 kilometrash dhe parashikon ndërtimin e gjashtë nyjeve rrugore të disniveluara.
Ndërsa segmenti Kalpaki–Kakavijë, me gjatësi 23.1 kilometra, përfshin përmirësimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.
Aktualisht, punimet janë në zhvillim në disa zona, përfshirë Kosmirën, Asvestohorin dhe zonën ku aksi i ri do të lidhet me autostradat “Egnatia” dhe “Ionia”. Një nga veprat kryesore është një urë rreth 560 metra e gjatë, me 14 hapësira./ET
