Toni Gogu është i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Top Story” duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi zgjedhjet për Tiranën.
Grida Duma i përmendi Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin mesazhin e shpërndarë nga Partia Socialiste për socialistët nëpër grupe, ku thuhej: “Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”.
Pas kësaj, gazetarja dhe moderatorja e njohur pyeti Gogun tekstualisht: “Pra, kur aty përmendet sikurse u theksua edhe mbrëmë, kjo do të thotë që ju e keni ditur që mbrëmë vendimin e Kushtetueses? Dhe data 9 Nëntor nuk do të lëvizë?”
Fillimisht Gogu zgjodhi të mos përgjigjej, ndërsa më pas u mjaftua me një përgjigje të thjeshtë: “Shtabi elektoral i PS-së i ka thënë: Ne vazhdojmë komunikimin me qytetarët”. m.p.
