Last Updated on 21/01/2026 by Kesjana
Presidenti amerikan Donald Trump ka këmbëngulur sërish se Groenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe globale të SHBA-ve, duke deklaruar se çdo zhvillim i ardhshëm lidhur me ishullin do të jetë “shumë i mirë për të gjithë”, përfshirë edhe aleancën e NATO-s.
I pyetur për rrezikun që planet e tij për Groenlandën mund të dëmtojnë NATO-n, Trump u shpreh i bindur se aleanca do të dalë e kënaqur.
“Diçka do të ndodhë dhe do të jetë shumë e mirë për të gjithë. NATO do të jetë shumë e lumtur dhe ne do të jemi shumë të lumtur”, tha ai./kb
