Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është “thellësisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e fundit si nga SHBA-ja ashtu edhe nga Irani, deklaroi sot zëdhënësi i tij, sipas BBC.
Sipas deklaratës, Guterres u bën thirrje palëve që të rikthehen në zbatimin e plotë të armëpushimit dhe të respektojnë detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve.
Ai gjithashtu u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit të dyfishojnë përpjekjet drejt një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të garantonte stabilitet në rajon dhe më gjerë.
Deklarata e Guterres, vjen në një moment tensionesh të rritura në rajon, ku përplasjet e fundit kanë ngritur shqetësime për një përshkallëzim më të gjerë, që mund të ndikojë edhe në tregjet globale të energjisë dhe sigurinë ndërkombëtare./mxh
