Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se po anulonte sulmet ndaj Iranit, të cilat i kishte njoftuar orë më parë.
“Meqenëse diskutimet me Republikën Islamike të Iranit kanë arritur nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit sonte”, shkroi Trump në Truth Social.
Ai shtoi se diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në parim ashtu edhe në çdo detaj, nga të gjitha palët e përfshira.
“Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në terma të përgjithshëm ashtu edhe në detaje, nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerë. Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë derisa të finalizohet kjo Marrëveshje, koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”,-shpjegoi Trump./mxh
