Last Updated on 06/05/2026 by EL
Guvernatori Gent Sejko është shprehur se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.
Komentet Sejko i bëri gjatë një konference për media mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.
“Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës. Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqet është rritu, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare”, tha mes të tjerash Sejko./ET
