Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor këtë të martë nga Gjykata Speciale në Hagë, për disa akuzat se ka ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ju shpallë fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtarë me anë të veprimit të përbashkët. Fajtor për shkelje të fshehtësisë të procedurës. Dhe fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. Ju shpall të pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës. Për veprat penale të cilat u shpallët fajtor dënoheni me dënim të njësuara 17 muaj burgim”, deklaroi gjykatësi.
Hashim Thaçi ishte në këmbë dhe diçka e deklaroi nga vendi, por ishte pa audio dhe gjyqtari special vetëm e dëgjoi dhe nuk ia dha fjalën.
Në këto kushte, familja ka ndarë një mesazh nga deklarata e pafajësisë së Hashim Thaçit më 4 prill 2023, kur përfunduan hetimet për procesin e parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, është mesazhi i shpërndarë në llogarinë e Presidentit Hashim Thaçi, e cila menaxhohet nga Ekipi Medial i Presidentit. Vetë Hashim Thaçi dhe mbrojtja, janë deklaruar të pafajshëm.
Incizimet e bisedave në paraburgim, pjesë e provave kundër Thaçit
Rreth 28 orë incizime nga nëntë vizita që Hashim Thaçi ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë janë pjesë e provave të Prokurorisë në rastin për pengim të drejtësisë. Sipas Prokurorisë, bisedat e regjistruara gjatë vitit 2023 dëshmojnë se Thaçi u ka dhënë vizitorëve informacione konfidenciale dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.
Regjistrimet janë bërë me autorizim gjyqësor. Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar besueshmërinë e transkripteve dhe interpretimin e bisedave nga Prokuroria, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm.
