Last Updated on 16/09/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së vendimeve nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan “Marre”.
Vendimet:
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Jepet dënimi për Jakup Krasniqin, ai dënohet 25 vite në total.
“Jakup Krasniqi, shpalleni fajtor për arrestim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër së paku 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte, kryer kundër së paku 49 personave. Torturë si krim lufte, kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër 96 personave.
Shpalleni i pafajshëm për një numër krimesh luftesh, sepse nuk u vërtetuan. I pafajshëm për përpndjekje, burgosje, akte çnjerëzore dhe zhdukje me forcë. Dënimi përcaktohet me dënim më vete për secilën vepër penale. Më pas dënimi i njëhsuar.15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vjet për torture dhe 23 për vrasje të paligjshme. Denoheni me dënim të njëhsuar mer 25 vite, ku llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim”, u shpreh gjyqtari.
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë, më poshtë vendimi i kumtuar nga gjykatësi.
“Trupi gjykues ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave.
Torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh të pavërtetuara dhe për krime kundër njerëzimit.
Dënimi jepet nga një dënim më vete për secilën vepër dhe në fund do t’ju shqiptohet dënimi i njësuar në tërësi. Dënim me 6 vite për krim lufte të arrestimit të paligjshëm.
2 vite burg për trajtim mizor, 8 vite burg për torturë dhe 11 vite burg për vrasje të paligjshme. I njësuar dënimi është 13 vite, duke llogaritur kohën e paraburgimit”, shprehet gjyqtari.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.
Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë./ad
