Last Updated on 16/09/2026 by Klara
Trupi gjykues në Hagë deklaroi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë një nga elementët kyç të akuzave për krime kundër njerëzimit.
Gjatë leximit të aktgjykimit, kryesuesi i trupit gjykues tha se nuk u provua ekzistenca e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, kusht i domosdoshëm për këto akuza.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, deklaroi kryetari i trupit gjykues gjatë seancës./k.m
