Last Updated on 20/09/2026 by EL
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj këtë të diele ka bërë ngjite në bjeshkë. Haradinaj ka publikuar një video në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.
Deputeti i Aleancës, në pamjet e publikuara shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valëvit edhe flamurin e UÇK-së. Në flamur shkruhet “Heronj të luftës” teksa ngjitur me logon e UÇK-së janë fotot e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Mbrëmjen e kësaj të diele do të mbahet sërish një tubim nga qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi gjithsej me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së./et
