Dashuria mes dy prej emrave më të njohur të muzikës dhe kinemasë duket se ka marrë një kthesë të rëndësishme. Harry Styles dhe Zoë Kravitz thuhet se janë fejuar, sipas një raportimi të People, duke ndezur menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën.
Pak ditë pasi u publikuan fotografi të Kravitz pranë këngëtarit, ku ajo mbante një unazë diamanti që ndezi thashethemet për një fejesë të fshehtë, një burim për People konfirmoi se çifti është fejuar. Sipas tij, ata e kanë ndarë lajmin me miqtë e tyre të afërt.
Thashethemet për një romancë mes këngëtarit dhe aktores nisën në gusht të vitit 2025, kur ata u fotografuan duke ecur të kapur për krahu në Rome. Një ditë më vonë, Deuxmoi raportoi se çifti ishte parë duke u puthur gjatë një shëtitjeje në Soho të Londrës një javë më parë.
Në atë kohë, një burim i tha People se Styles po kalonte kohë me Kravitz ndërsa ajo ishte në turne promovues për filmin Caught Stealing, ku ajo luan rolin kryesor. Që atëherë, pasuan shumë dalje publike së bashku, si dhe njohja e këngëtarit me babanë e partneres së tij, Lenny Kravitz. Çifti kaloi bashkë Krishtlindjen me familjen e Styles dhe më pas udhëtoi në Bahamas për Natën e Vitit të Ri./mxh
