Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tashmë do të ketë si pjesë të saj edhe një “thesar” të ri muzeal.

Bëhet fjalë për hartën origjinale të Bartolomeo Paretos. Kjo hartë i përket vitit 1455.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vendosja e hartës në muze, që e cilëson si një pasuri me vlerë kombëtare dhe europiane.

Kjo hartë është një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit të XV-të, e cila e vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se figura e tij kishte një rëndësi të madhe në oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë./KM
