Last Updated on 21/09/2026 by EL
Një ditë e veçantë kjo e sotme për familjen Kadare pasi skenaristja, autorja dhe përkthyesja e tregimeve dhe romanëve Helena Kadare feston sot plot 83 vite jetë. Një urim i ngrohtë ka ardhur nga vajza e saj, Besiana, e cila përmes një fotoje të veçantë, ka uruar mamanë e saj me fjalë zemre.
“Sot ka ditëlindjen jubile mami im i bukur. Jetë të gjatë e të shëndetshme, dhe gjithmonë e rrethuar me dashuri!” shkruan Besiana Kadare në foton postuar, ku Helena dhe Ismail Kadare shfaqen të buzëqeshur krah njëri tjetrit. Një fotografi kjo qartazi e bërë në vitet e tyre të rinisë.
E lindur në Fier, Helena është vajza e familjes Gushi me prejardhje nga lagja Varosh e Gjirokastrës. Ajo kreu studimet për letërsi në Univesitetin e Tiranës e vite më pas pas ajo punoi në gazetari dhe gjithashtu si redaktuese në industrinë e botimeve.
Helena Kadare gjithashtu e njohur edhe si Elena Kadare është një autore novelash dhe romanesh. Është një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.
Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu është një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Historia e tyre e dashurisë është njësoj si në filma, ku një tregim i bërë nga Helena, atëherë kur ishte gjimnaziste tërhoqi vëmendjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare./et
