Randal Kolo Muani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas frakturës së një gishti të dorës.
Sulmuesi i Juventusit e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes së të dielës ndaj Atalantës dhe luajti me një fashë në dorën e djathtë.
Kolo Muani nuk është grumbulluar nga Franca për ndeshjet e kësaj periudhe dhe do të shfrytëzojë pushimin e kombëtareve për rikuperim.
Ky është dëmtimi i pestë te Juventusi që kërkon ndërhyrje kirurgjikale këtë sezon, pas atyre të Yildiz, Thuram, Locatellit dhe Grabara.
Dëmtimi i 27-vjeçarit nuk duket shumë i rëndë dhe nuk pritet ta mbajë gjatë jashtë fushave. Pushimi trejavor për ndeshjet e kombëtareve mund t’i japë kohë të mjaftueshme për rikuperim.
Kolo Muani mund të jetë në dispozicion të Juventusit që në ndeshjen e 11 tetorit ndaj Cagliarit./k.m
