Last Updated on 16/12/2025 by EL
Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten e 19 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ministre dhe zëvendëskryeministre, është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
SPAK bën me dije se Balluku është gjithashtu person nën hetim për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik./E.T
