Komo do të shkruajë historinë këtë mesjavë me një ndeshje historike në Ligën e Kampioneve, ku përballë do të ketë Lajpcigun në stadiumin e vet.
Një stadium i vogël në krahasim me ato që jemi mësuar të shohim në këtë turne, e i cili padyshim do të jetë i tejmbushur pasi të gjitha biletat janë shitur prej kohësh për këtë sfidë historike për qytetin dhe klubin.
Drejtuesit kanë treguar se duan të mbajnë një lidhje të ngushtë me territorin, edhe pse kanë shtuar një numër të konsiderueshëm tifozësh ndërkombëtarë për shkak të historisë së veçantë të tyre. Veprimi i fundit i drejtuesve më të lartë e ka përforcuar këtë lidhje.
Presidenti Mirvan Suvarso, si dhe disa drejtues të tjerë të lartë të klubit, kanë vendosu që të lëshojnë vendet e tyre në tribunën e stadiumit për t’ua vënë në dispozicion falas tifozëve që kanë lindur në vitin 1950 ose më përpara. Me pak fjalë, ata që kanë lidhje të ngushta me klubin e Komos që në vitet e para. Një mënyrë për të lejuar ata të cilët kanë ndjekur Komon në çdo kategori, që të shihnin edhe këtë moment historik në stadiumin që mund të mbajë vetëm deri në 11 mijë tifozë në ndeshjet e UEFA-s./mxh
