Last Updated on 14/08/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe për të marrë deklarimet e familjarëve. Paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftim i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën./kb
