Nga ARTUR AJAZI
E çfarë ti kujtosh më parë Partisë Demokratike, e ç’tikujtosh më parë asaj partie e cila u themelua ngaidealistët, dhe u shnderrua në organizatë me paramilitarë. Ç’ti kujtosh asaj force politike, vitin1996, rrahjen e frikshme të opozitës mes bulevardit tëTiranë e shesheve të qyteteve të Shqiperisë, vitin 1997, vitin e zi për gjithë shqiptarët kur shtetin e shkaterroiajo parti me firmat piramidale. E ç’ti kujtosh tjetër asaj partie, grushtin e shtetit në 1998, veprat kriminale tëmilitantëve të saj ndaj institucioneve kushtetuese, apo protestat e dhunshme në 2001, 2003, qeverisjen e keqeqë shkatërrroi vendin dhe jetën e shqiptareve nga 2005 deri 2013, Gerdecin, 21 Janarin , apo dhe akte të tjeratë cilat edhe sot e kësaj dite, nuk po ndëshkohen ngadrejtësia e re. Krejt historia e asaj partie është e mbushur me bëma dhe akte antiligjore, me krime dhevepra të tjera penale, duke nisur nga ish-kryeministrat e pas 1992 deri sot. Duke nisur nga ish-presidenti venditSali Berisha, e duke vazhduar me ish-ministrat qëvodhën, u pasuruan dhe sot janë milionerë. Historia e PD-së, në fakt është histori e mbushur me “21 janarë”, ku çdo vepër penale, çdo shkelje ligjore, çdoshkaterrim dhe vjedhje, përbën një vepër të veçantëpenale. Shqiptarët po pyesin me të drejtë çdo ditë, “kurdo të vihet drejtësi për 1997 ku u vranë mbi në pakmuaj mbi 6300 persona nga armatimet dhe municionete depove të ushtrisë, dhe që vazhdojnë edhe sot tëvrasin, kur do të bëhet drejtësi për 26 viktimat e Gerdecit, 4 viktimat e 21 janarit, apo viktimat e gomoneve, që kishin pronarë ish-ministrat dhe ish-drejtuesit e policisë së asaj kohe”. E ç’ti kujtosh mëpare asaj partie, e cila sot padrejtesisht ka marrë nëpolitikë, rolin e “liderit të opozitës”. Sali Berisha, ka kurajon sot fton dhe mbledh rreth tryezës, partitë e vogla të kampit opozitar, duke u premtuar atyre “fitorenë zgjedhjet e ardhshme, rrëzimin e Edi Ramës, duke patur si kryeopozitar vetëm kreun e PD”. Hipokrizi, mashtrim, dhe lojë e vjetër me skenar të ri. Por faktiështë se, shumica e partive të vogla (që kanë mbetur tëtilla nga lojërat e PD) e kanë kuptuar tanimë se, me Berishën në krye të frontit opozitar, me mbështetje tëbrendshme të dobësuar, apo dhe me mbështetjenderkombetare të fashitur, ata kurrë nuk mund të vijnënë pushtet. Ndaj dhe ka nisur distancimi i tyre ngaftesat dhe bashkepunimi politik me PD. Ata kanë plot arsye ti thonë “JO” ftesave nga Berisha dhe PD-ja, gjithmonë duke u nisur edhe nga historia e fushataveelektorale të kaluara, dhe pse jo, edhe nga historia e njëpartie, e vjetër sa vetë pluralizmi në Shqiperi, e mbushur me 21 janarë të pafundëm, histori veprashpenale ende të pandëshkuara, të cilat janë shkakukryesor i humbjeve seriale, dhe e mosardhjes nëpushtet. /kb
