Last Updated on 12/10/2026 by EL
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Partizanit dhe KF Tiranës, e zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit të policisë një 25-vjeçar i cili është vënë nën hetim, u konfliktua me 19-vjeçarin pranë stadiumit, pak para nisjes së ndeshjes ndërsa dy të miturve të tjerë iu gjetën kapsolla dhe flakadanë gjatë kontrollit fizik.
19-vjeçari i shpallur në kërkim dyshohet se hodhi një kapsollë në fushën e lojës.
Policia bëri të ditur se kontrollet dhe monitorimi i tifozëve u kryen në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Materialet procedurale për rastet e konstatuara i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./et
