Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Policia ka arrestuar shtetasin A.Q 18-vjeç, pasi ky i fundit në protestën e 28 nëntorit ka hedhur molotov drejt policisë.
“Hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.
Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel “Dajti”, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme””, njofton policia./Mxh
