Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e sotme në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta u nis menjëherë drejt vendit të quajtur Maja e Qorres për lokalizimin dhe shpëtimin e tyre.
Forcat e shpëtimit arritën të gjejnë të pesë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vetë për shkak të gjendjes së tij fizike.
Aktualisht, efektivët e Njësisë Delta po shoqërojnë grupin drejt një zone të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar po transportohet në krahë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit tepër të vështirë.
Operacioni i shpëtimit vijon ende, pasi distanca dhe kushtet e terrenit e bëjnë të vështirë evakuimin e plotë të turistëve./kb
