Një 10-vjeçare nga Ukraina, Sasha Paskal po i dëshmon botës arritjet e saj të vazhdueshme atletike, pasi humbi këmbën nga një sulm me raketa ruse 4 vite më parë.
Në maj të vitit 2022, gjimnastja 10-vjeçare ukrainase nëna e saj, Maria, po shijonin pak kohë së bashku në fshatin piktoresk bregdetar të Zatokës në Ukrainën jugperëndimore pa e ditur se brenda pak çastesh, jeta e tyre do të ndryshonte përgjithmonë.
Rusia kishte nisur pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Sirena e sulmit ajror në lagjen e tyre nuk u dëgjua dhe ato nuk panë ose dëgjuan asgjë të pakëndshme, përpara se një raketë të godiste shtëpinë e familjes së tyre buzë detit, duke e shkatërruar atë në asgjë më shumë se gurë, shufra armaturash dhe pllaka betoni.
Edhe pse fillimisht humbi ndjenjat si pasojë e shpërthimit, mamaja ende e kujtonte qartë ndjesinë kur e rrëfeu atë në Muzeun e Zërave Civilë .
“Vajza jonë ishte shtrirë përmbys. Një pllakë betoni, shumë e rëndë dhe shumë e madhe, ishte shtrirë mbi këmbën e saj», tha ajo. Krahu i saj ishte zhvendosur, kështu që i shiheshin kockat, dhe gishti i saj varej i lirshëm. Ajo gjithashtu kishte shumë mavijosje në kokë.”, tregoi mamaja e 10 vjeçares.
Mjekët fillimisht ishin më të shqetësuar për efektet e një dëmtimi të rëndë në kokë që ajo kishte pësuar. Por më vonë ata zbuluan se qarkullimi i gjakut në këmbën e saj të majtë kishte ndaluar duke mos u lënë zgjidhje tjetër veçse ta amputonin.
Shtatë muaj më vonë, ajo u rikthye në sportin që dëshironte gjimnastikën ritmike ku, çuditërisht, fitoi garën e saj të parë duke performuar me një protezë në Chornomorsk.
“Pasioni im për sportin është më i madh se humbja ime”, u shpreh ajo për CNN Sports.
Ky pasion dha Sashës titullin shtetëror “E Ardhmja e Ukrainës” nga Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Zonja e Parë Olena Zelenska vitin e kaluar. Dhe sot, ky pasion e ka çuar atë në pothuajse çdo cep të globit.
Sasha është aktualisht në Tokio duke u përgatitur për ndalesën e fundit të turneut të saj “Dance of Freedom”, një iniciativë globale e nisur nga Fondacioni Rinat Akhmetov në partneritet me FC Shakhtar Donetsk për të amplifikuar zërat e ukrainasve, jetët e të cilëve janë prekur nga lufta.
Turneu i kushtohet gjithashtu 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, duke e lidhur historinë personale të Sashës me luftën e vazhdueshme të vendit për liri./mxh
