Në muajin maj 2026, vendi ynë mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur të dhënat nga Agjencia për Media dhe Informim. Të dhënat publikohen më pas zyrtarisht nga INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, pas një fillimi të vakët, nga moti i paqëndrueshëm turizmi ka shënuar rigjallërim më pas. Pas rritjes me 11 për qind të të huajve në mars, prilli rezulton me 8.8 për qind më shumë të huaj sesa prilli i vitit të shkuar.
Janari dhe shkurti nisën dobët me rënie të lehtë ose rritje gati zero.
Ndikim pozitiv në turizëm vlerësohet të ketë pasur dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, që kanë ndryshuar axhendën e shumë pushuesve, sidomos atyre nga Europa drejt vendeve më të sigurta dhe më afër.
Këtë tendencë e theksoi se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e fundi rajonal të perspektivës ekonomike.
Sipas bankës “Presionet mbi konkurrueshmërinë e jashtme, rreziqet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme, përbëjnë rreziqe negative.
Megjithatë BERZH thotë se këto efekte mund të zbuten pjesërisht nga zhvendosja e flukseve turistike nga disa vende më pranë konfliktit”.
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova vijon të dominojë, duke sjellë 30% të hyrjeve, e ndjekur nga Italia me rreth 13% dhe më pas Greqia me 8.6%, Maqedonia e Veriut me 8.1%, mali i Zi me 6.6%.
Në prill, një tendencë e dukshme ishte rritja e turistëve nga Franca, me 23% dhe atyre nga Polonia, që pothuajse u dyfishuan, teksa u rritën me 81%./monitor-a.d
