Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se drejtuesit e protestës për Zvërnecin marrin këshilla nga lëvizja studentore serbe, që janë shprehur kundër Kosovës.
“Unë mendoj se në sheshin kryesor të Tiranës kanë dalë gjenerata Z, i kanë dhënë energjinë, përplasja mes brezave, atyre të kohës së Enverit varfërinë e viteve ’90, Berishën pas 2005 dhe brezin e ri që mban mend Edi Ramën. Është ky brezi i ri që nuk e mban mend pritjen e ambasadave për vizat, se sa problem ishte të udhëtoje. Ky është brezi që është mësuar që me 30 euro, merr pasaportën, merr një aeroplan shkon në Barcelonë, rri 3 ditë dhe kthehet.
Është një përplasje moskuptimore mes dy brezave dhe kryeministri Rama duhet të nxjerrë leksion të madh prej këtij muhabetit.
Këtu televizionet janë publike, private. Kanë qëndrime editoriale, nuk kanë detyrime. Ke media që mbajnë një qëndrim.
U përmend se nuk ka dëshmi për ndikimin nga jashtë. Është rast konkret nga lëvizja studentore serbe, me emra dhe numra telefoni, që u japin leksione studentëve shqiptarë se si duhet te reagojnë. Janë screenshote.
Pse studentët duhet të marrin leksione nga studentët serbë që e kanë shpallur Kosovën tokë të shenjtë, dhe nuk duhet lëshuar kurrë?
Duhet me pas një kufi budallallëku. Shqetësimi i qytetarëve është legjitim, edhe është legjitime me protestu për flamingo dhe të thuash dorëhiqu kryeministër”- tha Rexhaj./kb
