Last Updated on 25/06/2026 by Monika
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pranga në flagrancë, pasi iu zbulua një sasie lënde të dyshuar narkotike brenda institucionit.
Sipas njoftimit zyrtar, u arrestua shtetasi A.P për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga kontrolli rezultoi se se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
“Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
AMSEVP është duke kryer të gjitha veprimet e tjera verifikuese dhe hetimore për këtë rast dhe raste të ngjashme brenda kësaj IEVP-je, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave”,-thuhet në njoftim./mxh
