Nëse fëmija yt ka zakon të flejë me ty, kjo mund të ndikojë më shumë seç mendon në mënyrën si formohet emocionalisht dhe në karakterin që zhvillon me kalimin e viteve. Studimet tregojnë se fëmijët që ndajnë shtratin me prindërit shpesh rriten me një ndjenjë më të fortë sigurie dhe lidhjeje emocionale, gjë që reflektohet më vonë në sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre.
Sipas një studimi të kryer nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, rreth 46% e prindërve pranojnë se herë pas here flenë në të njëjtin krevat me fëmijët e tyre. Edhe pse mendimet ndahen: disa janë totalisht kundër, të tjerë e shohin si diçka normale, duket se kjo afërsi në moshë të vogël mund të lërë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin emocional.
Ja 10 tipare që, shfaqen shpesh te fëmijët që flenë me prindërit:
1. Lexojnë emocionet e të tjerëve pa shumë përpjekje
Rriten duke kuptuar shpejt kur dikush është i lodhur, i stresuar apo i mërzitur.
2. Janë shumë sentimentalë
Kanë tendencë të lidhen fort me kujtimet dhe t’u japin rëndësi edhe momenteve të vogla.
3. Ruajnë qetësinë në situata të tensionuara
Nuk reagojnë menjëherë me emocione të forta, por përpiqen të kuptojnë situatën.
4. Kërkojnë siguri në ambiente të reja
Edhe kur duken të sigurt, kanë nevojë për një lloj konfirmimi që gjithçka është në rregull.
5. Ndihen rehat me afërsinë fizike
Janë më të hapur ndaj përqafimeve dhe kontaktit fizik në marrëdhënie.
6. E kanë të vështirë ndarjen e papritur
Largimet pa shpjegim i prekin më shumë seç duhet.
7. Janë shumë vëzhgues në marrëdhënie
Vënë re detaje që të tjerët i anashkalojnë dhe i kushtojnë vëmendje njerëzve që duan.
8. Nuk e durojnë të ndihen të injoruar emocionalisht
Kur ndihen të padëgjuar, priren të tërhiqen dhe të mbyllen në vetvete.
9. Janë mbrojtës ndaj njerëzve të tyre
Ndihen përgjegjës për ata që duan dhe reagojnë shpejt kur diçka nuk shkon.
10. Dëgjojnë me empati natyrale
Dinë të dëgjojnë dhe krijojnë hapësirë ku të tjerët ndihen të sigurt për t’u hapur./MXH
