Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, ka hedhur poshtë pretendimet se grupimi i ekstremit të majtë ANTIFA kërkon rrëzimin e Edi Ramës, pasi sipas Hoxhës, Rama është vetë brenda ANTIFA-s.
Hoxha foli edhe për bashkimin e pedagogëve në protestën e studentëve, ndërkohë që shprehu kritika për mësuesit që nuk i bashkohen nxënëseve në protestë edhe pse ata kanë qenë më të dhunuarit nga policia.
“Ka 5 janare rresht që policët presin të rritet paga, dhe vetëm gënjejnë. Që te Taulant Balla. I përdorën si mercenarë dhe thonë shpërblim për një pjesë, po policët e tjerë?
Ajo protesta e paradites, po e shohim që protstuesit, e kanë marrë vëmendjen, e kanë mundur algoritmin e kryeministrt, videot e tyre janë nga më të ndjekurat në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Të tjerët mundohen të bëhen prezentë. Kryeministri që në pikë të mëngjesit çohet dhe bën video, kur vijnë gjimnazistët ja fut vrapin.
Dalja e pedagogëe, duhet ta kishin bërë më përpara, sepse janë bashkëvuajtës të këtij sistemi. Keni parë pamjet e konvikteve? Janë më keq se kur ishim ne nëpër konvikte.
Tani thonë do bëjmë investime. Vëlla je në mëndatin e katërt. Në 2018 u ul dhe bëri pakt dhe mashtroi. Jemi tani në këtë situatë. Pedagogët duhet të dilnin më përpara sepse janë bashkëvuajtës të këtij sistemi.
Kryeministri tha këta nuk dinë të lidhin shtatë fjalë. Kush e ka katandisur arsimin në këtë derexhe?
Nuk e kuptoj pse mungojnë mësuesit e 9 vjeçares, ndërkohë që minorenët janë masakruar aty. Jo vetëm nuk dalin por dalin te porta dhe ju thonë mos ikni. Ata që kanë dalë në protestë, nuk janë njerë që po përdor Rusia, Ayatollahu apo Antifa. Çdo gjë sipas Ramës e kanë bërë këta dhe nuk ka lidhje me realitetin në Shqipëri.
Historia që të njëjtën gjë po bëjnë në Paris dhe Milano, nuk ka lidhje me ne. Atje kanë dalë për kushtet, kurse këtu kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Enturazhi i kryeministrit do ta fusë veten te lufta e ANTIFA, por ska lidhje sepse Rama është vetë ANTIFA, është derr në thes aty brenda te ANTIFA, si do rrëzojë liderin global ANTIFA?”, tha Hoxha./mxh
