Alexis Saelemaekers. Ky është lojtari për të cilin Igli Tare po punon aktualisht për t’i rinovuar kontratën te Milani. Ai njihet si “i preferuari i trajnerit”, sepse Allegri gjithmonë ka shfaqur simpati për të.
Belgu është bërë pjesë e pandashme e ekipit, sidomos me sensin e madh të sakrificës në fushë. Nuk dallohet për performanca të qëndrueshme gjatë sezonit, por në ndeshjet e rëndësishme sakrifikon shumë dhe u përshtatet skemave të trajnerit.
Tare po përgatit për të një kontrate të re katërvjeçare. Kontrata e tij aktuale skadon pas një viti e gjysmë. Anësori ofensiv do të ketë pagë 3.5 milionë euro neto në sezon. Përveç aspektit financiar, firma e radhës ka për qëllim edhe stabilitetin në kontingjentin e ekipit kuqezi. m.p.
