Last Updated on 07/05/2026 by Anisa
Pas djegies së emrit të Florian Binajt nga Sali Berisha, për garën e ardhshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti është hedhur në sulm.
Ai ka përsëritur herë pas here kërkesën për të qenë ai kandidati i PD për këtë garë në 2027.
Në një bashkëbisedim të fundit me studentë të UET, Alimehmeti ka deklaruar përsëri se po pret përgjigje nga PD lidhur me kandidimin e tij.
“Jam treguar i qartë: Jam i disponueshëm dhe në pritje të përgjigjes. Kandidatura ime është dorëzuar dhe pritet të shqyrtohet së shpejti. Megjithatë, mund të them se numri i kandidaturave është i kufizuar”, tha ai.
Përgjigjja pritet vetëm nga Sali Berisha, i cili garën e vitit 2023 preferoi Belind Këlliçin përpara emrit të Alimehmetit. Këlliçi humbi më pas me 60 mijë vota diferencë ndaj Erion Veliajt.
