Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë së Tiranës.
Emërimi i Valterit vjen pas shkarkimit të Rigers Sheqerit nga detyra e kryeinspektorit të IMT-së, vendim që u bë publik më 21 nëntor 2026.
Me këtë ndryshim, Halit Valteri merr drejtimin e strukturës përgjegjëse për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimeve në kryeqytet.
Vendimi vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku janë prekur edhe drejtues të tjerë të strukturave bashkiake.
Valteri ka qenë një nga besnikët e Veliajt, edhe kur ky i fundit nuk u votëbesua nga Këshilltarët e majtë në bashki.
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi më 23 shtator 2025 për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë shkarkim më 3 nëntor 2025, duke e lënë atë në detyrë.
/ad
