Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ishte këtë të shtunë në qytetin e Durrësit, ku denoncoi prishjen e disa banesave me vlerë historike.
Zhupa akuzoi autoritetet vendore se, përmes interesave klienteliste, po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit bregdetar.
Ajo bëri thirrje për ruajtjen e identitetit historik të Durrësit dhe të banesave karakteristike që përfaqësojnë historinë e qytetit bregdetar. m.p.
