Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht ne Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës se Interpol Tirana.
Interpoli: Ahmetaj ndodhet në Zvicër, vend ku Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij. Nuk kemi dijeni mbi ecurinë e procedurave dhe vendndodhjen e tij më saktë.
Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 te qeverisë.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.
Për dosjen “Buka” , Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë. Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexon kërkesën për gjykim./ K.M
