Last Updated on 09/06/2026 by Monika
Dy nxënës dhe një mësues mbetën të plagosur në një incident me thikë në një shkollë në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në ‘Akademinë Co-op’ këtë të martë, ku nxënësve iu dhanë udhëzime të qëndronin brenda klasave të tyre ndërsa oficerët siguronin ambientet.
Sipas policisë, të plagosurit përfshijnë një djalë 14-vjeçar, një vajzë 14-vjeçare dhe një mësues 27-vjeçar. Lëndimet ishin në përputhje me plagët e shkaktuara nga thikë, por nuk besohet të jenë serioze./mxh
