Last Updated on 24/10/2026 by Monika
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku një qytetar është shtrirë në bulevard dhe ka refuzuar të ngrihet. Efektivët e policisë kanë tentuar ta largojnë nga perimetri i sigurisë, por ai është shtrirë sërish dhe nuk ka pranuar të largohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjekë vullnetarë për të parë gjendjen e tij. Pak çaste më vonë, qytetari është ngritur sërish në këmbë dhe ka bërë gjeste në drejtim të efektivëve të policisë./mxh
