Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme në bulëvardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet u ndalua para shkallëve të Kryeministrisë.
Më pas drejtuesi, doli nga mjeti dhe u nis drejt hyrjes së Kryeministrisë dhe filloi të shkelmojë dyert e godinës. Ende nuk dihen shkaqet që kanë bërë që qytetari të ndërmarrë një veprim të tillë.
Ndërkohë raportohet se ai është shoqëruar në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar për ngjarjen./mxh
